Asllani shënon me goditje këndi, Interi ‘shuan’ Udinesen dhe kualifikohen në çerekfinalet e Kupës

  • A QA Q
  • Sport
  • December 20, 2024
  • 0 Comments

Kupa e Italisë zhvilloi të enjte ndeshjen e fundit për fazën e 1/8, aty ku Interi fitoi 2-0 kundër Udineses dhe gjen Lazion në çerekfinale. Kristjan Asllani shënoi direkt nga goditja e këndit.

Sfida nisi mirë për vendasit që ishin superiorë që në fillim. Titullar në këtë duel ishte edhe Kristjan Asllani, që në minutën e 15-të u ndëshkua me karton të verdhë. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Arnautovic në minutën e 30-të të takimit, pas asistit të Taremi.

Pasi shënoi supergolin nga goditja e këndit në fitoren 2-0 të Interit kundër Udineses për 1/8 e Kupës së Italisë, Kristjan Asllani tha pas ndeshjes se grupi i lojtarëve te zikaltërit është fantastik, ndërsa pranoi se goli erdhi pasi kishte fatin në krah.

Goli olimpik? Nuk më kishte ndodhur asnjëherë më parë, por ishte fat. I rëndësishëm nuk është goli, por që fituam dhe jemi në çerekfinale. Jemi shumë të lumtur pasi po i japim vazhdimësi rezultateve tona. Jemi të lumtur dhe duam të vazhdojmë kështu. A janë të gjithë titullarë në këtë ekip? Po, por nuk është kjo e rëndësishmja, por grupi. Jemi një grup fantastik, ka një kimi mes nesh që është e jashtëzakonshme, brenda dhomave të zhveshjeve dhe jashtë tyre. Ka të rinj, ka eksperiencë dhe duhet të vazhdojmë kështu kompaktë. Dhe meqë ra fjala, dua të falënderoj Arnautoviç, pasi i ndihmon shumë të rinjtë, edhe ata që vijnë nga ekipi Primavera dhe për ne është shumë e rëndësishme që të kemi lojtarë të tillë në grup“, tha Asllani për “Sport Mediaset”.

‘Kristjani mori Interin në duart e tij dhe e çoi në çerekfinale. Ai e bëri këtë me një paraqitje solide me 57 topa të prekur, 45 pasime pozitive, nëntë gjuajtje (vetëm Martinez bëri më shumë) dhe një gol nga këndi’, kështu shkruan ‘Gazzetta dello Sport’

Pjesa e dytë nuk dhuroi gola, ndërsa Interi gjen Lazion në fazën gjysmëfinale. Kësisoj kompletohen edhe katërt çiftet e kësaj fazë në Kupën e Italisë. Juventus – Empoli, Bologna – Atalanta, Milan – Roma dhe Lazio – Inter.

A Q

Related Posts

Arbër Hoxha “imitates” Messi with a spectacular goal against Shakhtar

Arbër Hoxha, one of the Albanian legionnaires who is making a name for himself in Serie A, has started 2025 with a spectacular achievement that will serve as an excellent…

Bekim Balaj “lights up” against Tirana, the Vllaznia striker has scored 7 goals in 8 consecutive Classics

Vllaznia will return to play the first official match for 2025 at its home. The Shkodran team will host Tirana on Friday at 17:00, with the Classic that is always…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *