E kritikuan për ndërhyrjen ndaj lojtarit të Kombëtares turke, sulmuesi kthehet titullar pas një jave duke i lënë bllof deklaratat e klubit te tij

  • A QA Q
  • Sport
  • December 17, 2024
  • 0 Comments

Më datë 8 dhjetor Rei Manaj u përball në fushë me kampionët në fuqi të Turqisë, Gallatasarain. Një sfidë që përfundoi me sulme të padrejta mediatike karshi tij. Shkak u bë ndërhyrja e sulmuesit shqiptar ndaj Barish Alper Jëllmazit. Opinioni sportiv në Turqi kritikoi arbitrin për mosdhënien e kartonit të kuq, si dhe kryqëzoi Rei Manajn me konstatime tejet të ekzagjeruara.

“Nuk ka shumë për të folur rreth futbollit. Ai që dëmtoi një lojtar të Kombëtares duhet të japë llogari”, deklaroi pas ndeshjes trajneri i Gallatasarait. “Rei Manaj vrau Barish Alper Jëllmazin sot. Ai vrau një lojtar të ekipit kombëtar. Arbitri duhet të japë dorëheqjen menjëherë”, ishin fjalët e zëvedëspresidentit të Klubit Sportiv Gallatasarai. Për të vazhduar më tej me deklaratën e lojtarit të klubit nga Stambolli, Junuz Akgynit: “Barish Apler Jëllmazi po qante me lot. Jemi të gjithë të trishtuar. Ndoshta ka thyer këmbën, nuk e dimë”.

Deklaratat e pakursyera sollën edhe një reagim nga vetë Federata e Futbollit të Turqisë, duke ngritur një situatë aspak normale për Rei Manajn. Por vetëm një javë më vonë, lojtari “i vrarë” në fushë nga futbollisti shqiptar për të cilin vajtoi gjithë klubi kampion i Turqisë zbriti sërish në tapetin e blertë. Barish Alper Jëllmazi e nisi titullar sfidën e sotme kundër Trabzonsporit, duke nxjerrë bllof deklaratat e dhëna për Rei Manajn. Ky i fundit ra pre e një presioni të jashtëzakonshëm, të cilin koha e vërtetoi shumë shpejt se ishte krejtësisht i panevojshëm, dhe tashmë ka ardhur momenti që të dëgjojë një ndjesë publike nga klubi i Gallatasarait. I detyrohen shumë Rei Manaj.

A Q

Related Posts

Arbër Hoxha “imitates” Messi with a spectacular goal against Shakhtar

Arbër Hoxha, one of the Albanian legionnaires who is making a name for himself in Serie A, has started 2025 with a spectacular achievement that will serve as an excellent…

Bekim Balaj “lights up” against Tirana, the Vllaznia striker has scored 7 goals in 8 consecutive Classics

Vllaznia will return to play the first official match for 2025 at its home. The Shkodran team will host Tirana on Friday at 17:00, with the Classic that is always…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *