PS rritet në Kamëz, PD zbret me 17%, Spiropali: Qytetarët folën qartë dhe pastër

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në Kamëz, duke shprehur falënderime për mbështetjen që qytetarët i dhanë Partisë Socialiste në këtë bashki. Spiropali theksoi se vota e Kamzës ishte e qartë, e fortë dhe e pastër, duke e cilësuar si “votë zemre”.

“Vota e Kamzës foli qartë, fort dhe pastër,” shkruan Spiropali, duke nënvizuar se rezultati në këtë zonë pasqyron mbështetjen për transformimet e ndjeshme që janë realizuar në vitet e fundit.

“Askund më shumë se në Kamëz, kjo diferencë shigjetash elektorale nuk qëndron kaq kontrastuese, si dëshmi se vota është fryt i punës e i transformimeve të jashtëzakonshme, shërbimeve për qytetarët, projekteve dhe investimeve që e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë vend,” vijoi ajo.

Spiropali falënderoi strukturat e PS-së, aktivistët, simpatizantët dhe qytetarët që dhanë mbështetje, pavarësisht përkatësisë partiake apo prejardhjes.

“Votat e Kamzës janë vota zemre. E gjitha na frymëzon e na detyron për punë edhe më të mira për Kamzën! Faleminderit!” përfundoi ministrja.

“Vota e Kamzës foli qartë, fort dhe pastër. Askund më shumë se në Kamëz, kjo diferencë shigjetash elektorale nuk qëndron kaq kontrastuese, si dëshmi se vota është fryt i punës e i transformimeve të jashtëzakonshme, shërbimeve për qytetarët, projekteve dhe investimeve që e kanë ndryshuar rrënjësisht këtë vend që deri para pak vitesh konsiderohej moçal infrastrukturor e elektoral.

Mirënjohje për punën e palodhur të strukturave të Partisë Socialiste, aktivistëve, simpatizantëve, qytetarëve që na kanë mbështetur pa dallim partiak, a dallim prejardhjeje. Votat e Kamzës janë vota zemre.
E gjitha na frymëzon e na detyron për punë edhe më të mira për Kamzën! Faleminderit!”, u shpreh ajo.

  • Related Posts

    Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Ornaldo Rakipi

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me…

    Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe misioni i ODIHR

    Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, në Shkollën “Sami Frashëri”. Sipas një njoftimi zyrtar, 6 fletë votimi…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *