Zbulohet skema e transferimit të 11 milionë eurove në parajsat fiskale me kompani fiktive, dy të arrestuar

Policia e Tiranës, pas një viti hetimi, ka finalizuar operacionin “Cost to cost”, duke vënë në pranga 2 persona, të akuzuar për evazion fiskal dhe pastrim parash.

“Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas. Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada”, njofton policia.

“Tiranë/Pas 1 viti hetim, finalizohet operacioni policor i koduar “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u zhvillua në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas.

Vijojnë hetime të thelluara, për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale. Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme”, njofton policia.

  • A Q

    Related Posts

    Gjykata e Lartë jep vendim për çështjen e Ervin Salianjit, Salianji: “Vendim me ndikim politik”

    Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e ish deputetit të PD Ervin Salinaji. Gjykata ka vendosur mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji,…

    Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar tek lista e diasporës

    Ish numri dy i qeverisë Rama, tani në kërkim të azilit politik në Zvicër rezulton të jetë regjistruar për të votuar tek lista e diasporës.  Arben Ahmetaj nuk e ka…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *