14-vjeçari kërkon lirinë, gjykata lë në burg Mario Përlleshajn

Mario Përlleshaj, autori i vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë. Gjykata ka hedhur poshtë kërkesën duke lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Martin Cani, 14 vjeç, humbi jetën më 18 nëntor 2024, pas një sherri të dhunshëm me të dyshuarin M.P., pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku ai ndjekte mësimet. Gjatë përplasjes, shoku i tij, 14-vjeçari L.M., u plagos gjithashtu dhe është larguar për mjekim të specializuar në Itali.

Njoftimi i Gjykatës së Apelit:

Mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj te miturit ne konflikt me ligjin shtetasin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilësuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr….. datë 22.11.2024, ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të “arrestimit në flagrancë” ndaj shtetasit të mitur në konflikt me ligjin “….”

-Caktimin e mases së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit të mitur ne konflikt me ligjin “….”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje e kryer në rrethana cilesuese”, të parashikuar nga neni 79 shkronja “a” të Kodit Penal.

-Ngarkohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

-Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshem.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të paraqitur, nga i mituri në konflikt me ligjin shtetasin me iniciale “…”. 

Në përfundim të gjykimit, sot më datë 17.12.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Elona Mihali, vendosi:

 – Miratimin e vendimit nr…., datë 22.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

A Q

Related Posts

Gjykata e Lartë jep vendim për çështjen e Ervin Salianjit, Salianji: “Vendim me ndikim politik”

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e ish deputetit të PD Ervin Salinaji. Gjykata ka vendosur mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji,…

Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar tek lista e diasporës

Ish numri dy i qeverisë Rama, tani në kërkim të azilit politik në Zvicër rezulton të jetë regjistruar për të votuar tek lista e diasporës.  Arben Ahmetaj nuk e ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *