Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe misioni i ODIHR

Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, në Shkollën “Sami Frashëri”.

Sipas një njoftimi zyrtar, 6 fletë votimi të kësaj partie po tentohet të shpallen të pavlefshme, pavarësisht se mbajnë të dy vulat e rregullta të komisionit. Arsyeja e përmendur është “ngjyra e zbehtë” e fletëve, të cilën Partia Mundësia e cilëson si një argument banal dhe të paarsyeshëm.

ër këtë incident është njoftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ndërsa z Agron Shehaj është nisur drejt qendrës së numërimit. Po ashtu, mbi këtë rast është informuar edhe misioni i vëzhguesve të ODIHR-it.

Njoftim i partisë Mundësia:

Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast sapo u lajmërua z Celibashi ndërkohë z Shehaj po niset drejt KZAZ-së.Mbi këtë rast sapo u njoftua edhe misioni i ODIHR-it.

  • Related Posts

    Udhëzues praktik për jetën në Gjermani: Aplikacionet dhe faqet që duhet të përdorë çdo emigrant

    Faqet dhe aplikacionet më të dobishme për jetën në Gjermani Të jetosh në Gjermani mund të duket sfiduese në fillim, sidomos për ata që sapo kanë mbërritur. Por falë teknologjisë…

    Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Ornaldo Rakipi

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *