Berisha: Meta një kandidat i sigurt në listë, prania e tij frymëzim për një Shqipëri pa të burgosur politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për media të mbajtur ditën e sotme u shpreh se ,sot ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, Ilir Meta, i burgosur politik, do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë dhe  se prania e tij në lista është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët

‘Një njeri i burgosur, të cilin Edi Rama e mban në burg për shkak të frikës dhe tmerrit që ka, Edi Rama kërkon të marrë mandate duke burgosur kundërshtarët politikë, atëherë ai do të jetë në parlament dhe do të jetë fitimtar’- tha Berisha.

“Ilir Meta do të jetë, sot ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i parlamentit, i burgosur politik, do të jetë në lista të sigurta të PD dhe koalicionit, mbi votat dhe rezultatin elektoral të Partisë së Lirisë.

Dhe jam i bindur se prania e tij në lista është një nxitje e madhe për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij 30-vjeçar në politikë…

Janë të tjerë që po merren me negociata, por unë mund t’u konfirmoj ju se ai do jetë në listë të mbyllur.

Dhe, mendoj se përderisa të ekzistojë këtë listë, nuk mund të ketë asnjë koment.

Një njeri i burgosur, të cilin Edi Rama e mban në burg për shkak të frikës dhe tmerrit që ka, Edi Rama kërkon të marrë mandate duke burgosur kundërshtarët politikë, atëherë ai do të jetë në parlament dhe do të jetë fitimtar”, tha Berisha.

A Q

Related Posts

“Do bëhet protest kombëtare nëse mbyllet TikToku për nji vit” thotë Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha ka mbajtur një deklaratë për mediat këtë të enjte, ku një ndër çështjet për të cilat ka diskutuar, ishte dhe njoftimi për mbylljen e platformës…

Meloni kundër dërgimit të trupave në Ukrainë: “Shkoni vetë, por jo me ushtarët e mi!”

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka refuzuar me forcë propozimin e Francës dhe Britanisë së Madhe për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë. Në një intervistë për Rai 1 Secolo TV…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *