Numërohen mbi 95% e kutive, PS drejt mandatit të katërt qeverisës me 82 deputetë, PD merr 34%. Si renditen partitë e tjera

Kur janë numëruar 5002 kuti nga 5225 në total në të gjithë vendin, Partia Socialiste kryeson me 52.2 % të votave rezultat i cili i jep shumicë të konsiderueshme në Parlament të majtës dhe e çon drejt mandatit të katërt qeverisës. Socialistët kanë siguruar deri tani mbi 719 621 vota dhe 82 deputetë. Koalicioni PD-ASHM ka 34.43% ose 473 012 vota në të gjithë vendin dhe 14 mandate në Parlament.

Forcë e tretë politike ka kaluar “Nisma-Shqipëria Bëhet” me 3.7%, duke marrë 50 728 vota dhe një mandat në Kuvend.

PSD ka siguruar 46 490 vota ose 3.4%.

Mundësia numëron deri tani 41 154 vota ose 3%, Lëvizja Bashkë me 109 773 vota ose 1.4%. Koalicioni Euroatlantik ka marrë 18 302 vota ose 1.3%.

Sipas rezultatit paraprak kur kanë mbetur për t’u numëruar 147 kuti, PS ka siguruar 82 deputetë në Kuvendin e ardhshëm, PD 52, PSD 3 dhe Mundësia, Nisma-Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga një mandat.

  • Related Posts

    Udhëzues praktik për jetën në Gjermani: Aplikacionet dhe faqet që duhet të përdorë çdo emigrant

    Faqet dhe aplikacionet më të dobishme për jetën në Gjermani Të jetosh në Gjermani mund të duket sfiduese në fillim, sidomos për ata që sapo kanë mbërritur. Por falë teknologjisë…

    Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Ornaldo Rakipi

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *