Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe misioni i ODIHR

Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, në Shkollën “Sami Frashëri”.

Sipas një njoftimi zyrtar, 6 fletë votimi të kësaj partie po tentohet të shpallen të pavlefshme, pavarësisht se mbajnë të dy vulat e rregullta të komisionit. Arsyeja e përmendur është “ngjyra e zbehtë” e fletëve, të cilën Partia Mundësia e cilëson si një argument banal dhe të paarsyeshëm.

ër këtë incident është njoftuar Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ndërsa z Agron Shehaj është nisur drejt qendrës së numërimit. Po ashtu, mbi këtë rast është informuar edhe misioni i vëzhguesve të ODIHR-it.

Njoftim i partisë Mundësia:

Në KZAZ 40, në Shkollën Sami Frashëri, 6 fletë votimi të Partisë Mundësia po tentohen të shpallen të pavlefshme. Edhe pse janë me dy vulat e komisionit të votimit, arsyeja banale është se fletët kanë ngjyrë të zbehtë. Mbi këtë rast sapo u lajmërua z Celibashi ndërkohë z Shehaj po niset drejt KZAZ-së.Mbi këtë rast sapo u njoftua edhe misioni i ODIHR-it.

  • Related Posts

    Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Ornaldo Rakipi

    Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me…

    PS rritet në Kamëz, PD zbret me 17%, Spiropali: Qytetarët folën qartë dhe pastër

    Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas rezultatit zgjedhor në Kamëz, duke shprehur falënderime për mbështetjen që qytetarët i dhanë Partisë Socialiste në këtë bashki. Spiropali theksoi se vota e Kamzës…

    Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *