Rama: Po përgatitemi për rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të punës

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës  foli për rritjen e pensioneve dhe bonuset. Kryeministri Rama theksoi se rritja e pagave mesatare dhe të ardhurat më të larta nga sigurimet shoqërore janë një tregues i fuqizimit të ekonomisë dhe se kjo do të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e kushteve të pensionistëve.

“Duke vënë në dispozicion të mbështetjes së tyre për fundvitin një shumë disa herë më të lartë sesa ajo e viteve të mëparshme. Them detyrimi i parë sepse e lidh me momentin e ri ekonomik të Shqipërisë ku rritja e ekonomisë dhe rritja e të ardhurave kanë hyrë në një stad të ri dhe na kanë hapur perspektivën e një qasjeje të re ndaj pensionistëve. Për ne do të jetë në dy drejtime njëra anë në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të rritura nga rritja ekonomike tek pensionistët përmes bonuseve, duke filluar nga bonusi I fundvitit.  Tradicionialisht ka qenë simbolik por më pas u rrit.” u shhpreh kryeministri.

“Me një tjetër bonus që do të jepet në pranverë si rezultat i mundësive të rritura të ekonomisë. Ndërsa nga ana tjetër jemi në procesin e përgatitjes së një rritjeje të fondit të pensioneve qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore por edhe duke rritur buxhetin në dispozcion të pensioneve. Besoj se për të gjithë ata që bëjnë llogari, shumë e qartë bëhet fjalë për një numër shumë të madh pensionistësh dhe shifra shumë të mëdha për buxhetin tonë. Kjo vlen edhe për vendet më të zhvilluara. Kur vjen puna tek pensionet kanë sfidë në vete dhe në çdo vend ky është debat i vazhdueshëm. Plani i rritjes graduale të pensioneve nuk do ishte diskutim që do bëhej. Sot ekonomia na e ka krijuar këtë mundësi”, tha kryeministri Rama.

Rama theksoi gjithashtu angazhimin për të përmirësuar më tej kushtet e punës dhe pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit.

A Q

Related Posts

Gjykata e Lartë jep vendim për çështjen e Ervin Salianjit, Salianji: “Vendim me ndikim politik”

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e ish deputetit të PD Ervin Salinaji. Gjykata ka vendosur mospranimin e rekurseve të paraqitura nga të gjykuarit Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji,…

Arben Ahmetaj regjistrohet për të votuar tek lista e diasporës

Ish numri dy i qeverisë Rama, tani në kërkim të azilit politik në Zvicër rezulton të jetë regjistruar për të votuar tek lista e diasporës.  Arben Ahmetaj nuk e ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *