Tuci: Hysaj, Abrashi dhe Ajeti janë shtyllat që mbajnë grupin të bashkuar

  • A QA Q
  • Sport
  • December 17, 2024
  • 0 Comments

Indrit Tuci nuk ka mbetur i befasuar nga shorti për kualifikueset e Kupës së Botës, teksa Anglia dhe Serbia kanë qenë pjesë e parashikimit të tij. Nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Studio Sport” në “Vizion Plus”, Ai ka dhënë përshtypjet e tij të para në lidhje me rrugëtimin e ekipit kombëtar drejt Kampionatit Botëror.

Unë e prisja Anglinë dhe Serbinë, dy të tjerat nuk i gjeta dot. Grup i vështirë, por jo i paarritshëm vendi i dytë. Besoj që me Serbinë jemi aty-aty, 50-50. Kjo është një më shumë një ndeshje emocioni se sa ndeshje taktike dhe teknike. Ai që do t’i përballojë më mirë emocionet do të fitojë.” u shpreh Tuci.

Me Andorrën dhe Letoninë nuk duhet t’a diskutojmë fare (fitoren), nëse duam të kapim vendin e dytë. Me Serbinë shpresoj që të marrim 6 pikë, por edhe 4 pikë do të ishin mjaft të kënaqshme. Me Anglinë, pse jo, t’i marrim një barazim. Kemi dëshmuar që me Kombëtaret e mëdha në luajmë shumë mirë. Anglia ka shumë cilësi në ekip. Mund të jetë Kombëtarja më e shtrenjtë në treg për momentin. Por edhe ne nuk këmi gjë mangët si Shqipëri e vogël që jemi. Niveli i sotëm i futbollit aty-aty është. Mund të shkojmë edhe ne në “Uembli” dhe të marrim tre pikët, nuk është ndonjë çudi e madhe.

Me Serbinë ka shumë presion, sepse në atë ndeshje nuk luan më për veten tënde. Ke një shtet mbrapa që të mbështet. Është shumë emocionuese thjesht ta kesh në grup, pastaj kur vjen ndeshja shtohet edhe më shumë presioni. Do të zgjidha të luajë ndaj Anglisë apo ndaj Serbisë? Përgjigja është e shkurtër. Ndaj kësaj të dytës.

Unë jam ndjerë shumë mirë (në Kombëtare). Nuk e kam pritur që do të më prisnin aq mirë dhe që do të ambientohesha aq mirë. Ma bënë më të lehtë adaptimin. Edhe çunat që nuk i njihja më kanë pritur shumë mirë. Sidomos ata që janë me më shumë eksperiencë, Hysaj, Ajeti, Abrashi, ndikojnë shumë. Ndoshta nga jashtë nuk kuptohet, por janë ata që e mbajnë grupin dhe që qendrojmë të gjithë bashkë”, ka deklaruar Indrit Tuci.

A Q

Related Posts

Arbër Hoxha “imitates” Messi with a spectacular goal against Shakhtar

Arbër Hoxha, one of the Albanian legionnaires who is making a name for himself in Serie A, has started 2025 with a spectacular achievement that will serve as an excellent…

Bekim Balaj “lights up” against Tirana, the Vllaznia striker has scored 7 goals in 8 consecutive Classics

Vllaznia will return to play the first official match for 2025 at its home. The Shkodran team will host Tirana on Friday at 17:00, with the Classic that is always…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *