Zhupa-Kumbaros: “Jeni terroristë mjedisorë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, kërkoi sot një interpelancë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për të diskutuar zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Zhupa akuzoi mazhorancën për dhënien e 5.8 milionë metra katrorë tokë për investitorët strategjikë dhe shprehu shqetësimin se tani synohet edhe dhënia e zonave të mbrojtura.

Ajo u shpreh, “Ju jeni terroristë mjedisorë. Pasi e keni mbaruar gjithë tokën publike që mund t’i jepni investitorëve strategjikë, tani po planifikoni hyrjen në zonat e mbrojtura, ku i përfshirë është edhe Edi Rama. Jo vetëm po shtyni afatin, por propozoni që ti jepen investitorëve edhe brigjet e lumenjve liqeneve etj,. Për stacione plazhi, oburra merrini dhe shkatërrojeni këtë vend. Kush ishin investitorët e huaj që thithën investimet strategjikë? Klientët e pushtetit, familjarë të Xhaçkës, gaztorët e oborrit! Këta ishin investitorët strategjikë? Për këta e bëtë? I hapët rrugë investimeve në Manastir, Plazhin e Pasqyrave, të Marinës etj., të gjitha zona të mbrojtura para se të vinte si ministre Kumbaro. Por edhe në Vjosë, Nartë, Velipojë, Divjakë, Karavasta dhe Kune. Keni futur zona të thella malore si të mbrojtura dhe keni hequr ato bregdetare për t’i hapur rrugë investimeve. Si ka mundësi që keni 9 vendime të pakonsultuara me asnjë ekspert? Si ka mundësi nuk ke bërë një ligj në mbrojtje të zonave të mbrojtura dhe jo betonizimit””.

A Q

Related Posts

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Ornaldo Rakipi

Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me…

Partia Mundësia denoncon tentativën për shpallje të pavlefshme të votave në KZAZ 40: U njoftua edhe misioni i ODIHR

Partia Mundësia ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me procesin e numërimit të votave në KZAZ nr. 40, në Shkollën “Sami Frashëri”. Sipas një njoftimi zyrtar, 6 fletë votimi…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *