“Qeveria miraton vendimin: TikTok mbyllet për 1 vit në Shqipëri”

Qeveria shqiptare ka vendosur të mbyllë për një vit rrjetin social TikTok. Zyrtarizimi i vendimit u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së qeverisë të zhvilluar këtë të mërkurë. Sipas ministres, Këshilli i Ministrave ka marrë vendimin për të ndërprerë përkohësisht aksesin në TikTok në Shqipëri.

Faza e ndërprerjes së aksesit në këtë platformë do të zgjasë 12 muaj. Ministrja tha se ky vendim ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital. Ndërprerja e aksesit në TikTok, theksoi Manastirliu, do të realizohet nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike, brenda një periudhe të shkurtër kohore, e cila do të zgjasë disa ditë ose maksimumi një javë.

“Kemi analizuar efektet që vijnë nga këto platforma, veçanërisht kur bëhet fjalë për shëndetin e fëmijëve dhe rastet e dhunës fizike. Grupi i punës ka përfshirë të gjithë autoritetet përkatëse, duke marrë parasysh faktet dhe elementet që kanë pasur rëndësi maksimale. Si rezultat, kemi rekomanduar mbylljen ose kufizimin e aksesit në TikTok për një periudhë 12-mujore që do të na mundësojë marrjen e masave të tjera. Po ashtu, kemi nisur një komunikim me TikTok për të marrë masa të mëtejshme, duke vendosur filtra që ndalojnë promovimin e sjelljeve të padëshirueshme,” tha Manastirliu.

Related Posts

Udhëzues praktik për jetën në Gjermani: Aplikacionet dhe faqet që duhet të përdorë çdo emigrant

Faqet dhe aplikacionet më të dobishme për jetën në Gjermani Të jetosh në Gjermani mund të duket sfiduese në fillim, sidomos për ata që sapo kanë mbërritur. Por falë teknologjisë…

Numërohen kutitë e para për kandidatët në Rrogozhinë! Nga PD, më shumë vota marrin Lorenca Hoxha e Elton Roshi. Nga PS, udhëheq Ornaldo Rakipi

Procesi i numërimit të votave për kandidatët në Rrogozhinë ka nisur në orën 11:00 në KZAZ nr. 44, ku sipas të dhënave paraprake, Partia Socialiste ka dalë në avantazh me…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *